Shkup, 10 gusht – Kjo Qeveri tash më nuk ka pikë kredibiliteti… shkruan në profiin e tij në Facebook, Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët, ndërsa kërkon zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare, shkruan gazeta KOHA. Komenti i Taravarit vjen pas publikimit të “bombës” së tretë, ku përveç bisedës së Boki 13 me Kamçevin dhe Katica Janevës, përmendet edhe një takim me kryeministrin Zoran Zaev.
“Kjo Qeveri tash më nuk ka pikë kredibiliteti, në fund do të ishte mirë të bëjnë një gjest racional, të emërojnë një Qeveri profesionistësh (teknike) dhe të shpallin zgjedhje të parakohshme parlamentare!
Me këtë Qeveri, datë për negociata me BE, nuk besoj që do të ketë!”, shkruan Taravari. (koha.mk)