Gostivar, 14 shkurt – Kjo është një nga tundimet më të tmerrshme në Qytetin tonë, kështu tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili mbajti fjalim në seancën komemerative me rastin e vdekjes në fatkeqësinë e komunalikacionit që ndodhi dje afër fshatit Laskarcë, raporton KOHA.
Ai i bëri thirrje shtetit që ti ndihmon sa është e mundur më shumë familjet të cilët humbën të dashurit e tyre në këtë fatkeqësi.
“Kam parë shumë dhimbje, por asgjë nuk mund të krahasohet me këtë tragjedi. Askush nuk di se cilat kanë qenë mendimet dhe fjalët e tyre të fundit. Askush nuk ka ditur se do ta humbë jetën e tij ditën e djeshme. Dhimbja u mbetet atyre që përjetuan. Është tepër rëndë që ta kontrollojmë dhimbjen tonë. Nga kjo ditë zie të gjithë duhet të kuptojmë se jeta është e shkurtë. E lus Zotin që ti pranojë afër tij”, tha Taravari, transmeton KOHA.
Ai edhe njëherë shprehu ngushëllime për familjet që humbën të dashurit e tyre, ndërsa atyre që pësuan në aksident u dëshirojë shërim të shpejt.
“Shumica për fat të mirë mbetën gjallë, tredhjetë tanimë po kurohen dhe nuk janë në rrezik jete. Sot ju dhemi lamtumir 14 qytetarëve tonë të cilët nuk arritën që të kthehen pranë familjeve të tyre dhe në shtëpitë e tyre”, theksoi Taravari, cili shtoi se ky është fjalimi më i rëndë në jetën e tij. (koha.mk)