E gjithë situata është nën kontroll dhe në duar të sigurta, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari lidhur me të pastrehun, Muarem Demirov. Demirov ndodhet në Klinikën për kirurgji torakale vaskulare ku do t’i ofrohet ndihma e nevojshme, ndërsa më pas do të sistemohet në ndonjërin prej institucioneve.
“Pardje mediat publikuan një lajm për pacientin Demirov i cili ka probleme kronike që para gjashtë muajve. Kabineti im u angazhua në tërësi rreth kësaj dhe sot pacienti është hospitalizuar. Do t’i ofrohet ndihmë mjekësore e plotë, ndërsa më pas së bashku me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale do të përpiqemi ta sistemojmë në ndonjërën prej shtëpive në Maqedoni”, tha Taravari pasi e vizitoi Demirovin në Klinikë.