Tanku Leopard që peshon rreth 60 tonë dhe është 10 metra i gjatë, konsiderohet si një nga tanket më të mira dhe më moderne të betejës në botë. Armatimi kryesor i Leopardit është një top me të ashtuquajturat tub i lëmuar prej 120 mm. Distanca maksimale e tij luftarake është 5000 metra dhe është në gjendje të hapë zjarr si në pushim ashtu edhe në lëvizje. Është pikërisht aftësia për të hapur zjarr gjatë lëvizjes dhe madje edhe në lëvizje mbrapa ajo që e bën Leopardin të jetë superiorë në krahasim me ato ruse
Ka gjithnjë e më shumë indikacione se ukrainasit do të arrijnë që të marrin tanket moderne gjermane Leopard, edhe pse Kremlini ka bërë të qartë se në rast që ndodh një gjë e tillë do të shpallë një luftë akoma dhe më të ashpër dhe jo vetëm ndaj Ukrainës. Një ditë ma parë Gjermania u shpreh se Berlini nuk do të kundërshtonte vendimin e Polonisë për të furnizuar Ukrainën me tanke Leopard 2 të prodhimit gjerman. Ministri i Punëve të Jashtëm Gjermane Annalena Baerbock në lidhje me çështjen u shpreh se: Ne e dimë shumë mirë se sa rëndësi kanë këto tanke për Ukrainën ndaj dhe ne nuk do të jemi pengesë që këto tanke të dërgohen në Ukrainë. Për në është e rëndësishme që të shpëtohen jetë njerëzish dhe të çlirohet territori i Ukrainës” u shpreh ministri gjerman.
Më pas, ai shtoi se duke ditur rëndësinë e këtyre tankeve nuk dëshironte që të merrte një vendim të nxituar apo dhe të gabuar. Një deklaratë të ngjashme ka bërë edhe ministri i ri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i cili ka thënë se së shpejti pret një vendim për dorëzimin e tankeve Leopard. Ndërsa kryeministri polak bëri një paralajmërim nga Varshava për Gjermaninë duke thënë se nëse Berlini nuk miraton dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, Polonia do të krijojë një koalicion aleatësh pa Gjermaninë, i cili do të furnizojë Kievin me Leopardë gjithsesi. “Ne nuk do ta shikojmë në mënyrë pasive Ukrainën të rrjedh gjak deri në vdekje. Pozicioni i Gjermanisë është i papranueshëm. Ka kaluar pothuajse një vit nga fillimi i luftës. Çdo ditë vdesin njerëz të pafajshëm. Bombat ruse bëjnë kërdi në qytetet ukrainase. Sulmohen objektiva ku gjenden civilë, mijëra gra dhe fëmijë janë vrarë”, tha ai. Ukrainasit pretendojnë se për një sulm më serioz ndaj rusëve u duhen 200 deri në 300 tanke të reja, pasi fusha e betejës atje është e gjatë deri në 800 kilometra. Më herët gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung zbuloi se kancelari Olaf Scholz, në një bisedë me presidentin amerikan Joe Biden, bëri të ditur se Gjermania mund të furnizojë Ukrainën me tanke Leopard 2 nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës i vënë në dispozicion Ukrainës tanket e tyre Abrams.
Lidhur me këtë, Sekretari i Shtetit në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së, Colin Kahl , deklaroi se tanku Abrams është një armë shumë e ndërlikuar dhe e kushtueshme, për më tepër ajo kërkon stërvitje të rëndë dhe se turbokompresuesi i tij konsumon shumë karburant. Ndërsa Anëtari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Michael McCaul sugjeroi që Ukrainës t’i jepen tanket Abrams të prodhimit amerikan, si një mënyrë për të inkurajuar Gjermaninë që të lejojë dorëzimin e tankeve Leopard të prodhimit gjerman.
Tanku Leopard që peshon rreth 60 tonë dhe është 10 metra i gjatë, konsiderohet si një nga tanket më të mira dhe më moderne të betejës në botë. Armatimi kryesor i Leopardit është një top me të ashtuquajturat tub i lëmuar prej 120 mm. Distanca maksimale e tij luftarake është 5000 metra dhe është në gjendje të hapë zjarr si në pushim ashtu edhe në lëvizje. Është pikërisht aftësia për të hapur zjarr gjatë lëvizjes dhe madje edhe në lëvizje mbrapa ajo që e bën Leopardin, si dhe tanket e tjera moderne, si ai amerikan Abrams apo ai francez Leclerc, të jenë superiorë në krahasim me ato ruse. Në të njëjtën kohë, regjimi i Putinit po fillon të krijojë përshtypjen se i gjithë Perëndimi po përgatitet të sulmojë dhe të nënshtrojë rusët, kështu që RIA Novosti shkruan: “Ushtritë evropiane po përgatiten të pushtojnë Rusinë”, dhe Patriarku Kirill shprehu një tezë të ngjashme në fund. Dhe ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov shkoi një hap më tej dhe akuzoi se “Perëndimi nuk është më i përfshirë vetëm në një luftë hibride me Rusinë, por në një luftë që është pothuajse reale”. E gjithë kjo kakofoni tregon se kriza mund të përshkallëzohet.