Tashmë është zyrtare, Antoine Griezmann bëhet lojtar i Barcelonës. Njoftimi u bë edhe nga klubi “blaugrana” nëpërmjet një komunikate, pasi depozitoi klauzolën prej 120 milionë eurosh, shumë që shkon në arkat e Atleticos së Madridit.
“Grizi” do të firmosë për 5 sezone dhe do të bashkohet menjëherë me ekipin për fazën përgatitore. Marrëveshja do të jetë e vlefshme deri në vitin 2024 me një klauzolë largimi 800 milionë euro.”
Pas një periudhe të gjatë kohore, që kur nisi interesimi i Barcelonës, refuzimit gjatë merkatos së verës së kaluar dhe pendimit të lojtarit, historia mbaroi dhe Antoine Griezmann do të luajë në “Camp Nou” me Messin, Piqué, Suárez, Busquets dhe kompani.