Tandina, përforcimi i ri i FC Shkupi

Shkup, 8 shkurt – Skuadra e Shkupit pas rikthimit nga Antalia, ka nisur fazën finale të përgatitjeve, që po e zhvillon në terrenet sportive të FFM-s. Sot me skuadra bardhekaltër ka nënshkruar kontratë me futbollistin 21 vjeçar nga Mali, Maharafa Tandina.

Pas fazës së gjatë kontrolluese, drejtuesit e klubit i kanë dhënë dritë jeshile trajnerit Umit Karan për ta marrë në përbërje Tandinan, i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut të majtë, por njëkohësisht i përshtatshëm edhe për krahun e djathtë, bën të ditur faqja zyrtare e klubit bardhekaltër, transmeton gazeta KOHA.

“Është kënaqësi për mua që sot vë firmë për skuadrën e madhe siç është FC Shkupi, ndërsa u shpreh mirënjohje drejtuesve të klubit dhe trajnerit Umit Karan për besimin që më dhanë. Unë do mundohem që në secilën ndeshje të jap maksimumin në çdo ndeshje”, ka thënë Tandina.

Tandina edhe pse vetëm 21 vjeçar, ai karrierën e tij profesionale e ka nisur me grupmoshat U19 të gjigantit turk Beshiktash, që për shkurt kohë të bashkohet me gjenerata U21. Nga këtu, ai niset për në Slloveni ku bashkohet me ekipin Simer Sampion, ndërsa gjysmë sezonin e vitit të kaluar luajti me boshnjakët e Mladost Kakanj, prej ku vjen te FC Shkupi në formë huazimi për gjashtë muaj, me të drejtë blerjeje të kartonit të tij.