Victor Osimhen është ende pozitiv me Koronavirus. Klubi i futbollit të Napolit e komunikoi lajmin në profilin e tij në rrjetet sociale.
“Tamponi i kryer këtë mëngjes për futbollistin Victor Osimhen rezultoi pozitiv me COVID-19. Lojtari do të përsërisë testin gjatë javës”.
Ky është teksti i deklaratës së klubit. Sulmuesi i Napolit ishte testuar pozitivisht më 1 janar, pasi u kthye nga trajtimi në Belgjikë dhe më pas nga ditëlindja e tij në Nigeri, ku ai kishte marrë pjesë në një festë surprizë që ia kishin organizuar anëtarët e familjes (për 22-vjetorin). I riu u kërkoi falje klubit, shokëve të tij të skuadrës dhe tifozëve, por nuk munguan kritikat. Tani priten masat që do të marrë Napoli (do të ndëshkohet me një gjobë të majme).