Është zhvilluar nata e dytë gjysmëfinale e “Eurovision 2019”. Në skenën e Tel Avivit në Izrael, u ngjitën plot 18 reprezentues të shteteve përkatëse, 10 prej të cilëve u kualifikuan për në finalen e madhe.
Votimi prej 15 minutash nga juria dhe publiku ishte ai që kalkuloi rezultatin për 10 shtetet që shkuan në finale.
Kjo është lista me 10 shtetet e gjysmëfinales së dytë që u kualifikuan për në natën finale:
Maqedonia e Veriut (Tamara Todevska “Proud”)
Holanda
Shqipëria
Suedia
Rusia
Azerbajxhani
Danimarka
Norvegjia
Zvicra
Malta.