Prizren, 26 maj – Bastardimi dhe tallja e gjuhës shqipe vazhdon të jetë e pranishme edhe në Prizren, në qytetin e Lidhjes Shqiptare, shkruan gazeta KOHA.
Dyqane të shumta, madje edhe institucione lokale pa pikë turpi devijojnë gjuhën shqipe.
“Kemi veza natyrale katuni” shkruan në xhamin e një dyqani në pjesën më të frekuentuar të Prizrenit, ndërsa në turqisht, duket se shënimi është pa gabime drejtshkrimore.
Edhe në njërën nga xhamitë e qytetit duket se shqipja shënohet si mos më keq.
“Mbatheni kesa” shkruan në hyrje të xhamisë e që është menduar mbathja e qeseve në këmbë për ata që hyjnë në xhami si vizitorë. Në serbisht dhe turqisht, shënimi në hyrje të xhamisë duket pa asnjë gabim. Jo vetëm kaq, shënime të shumta në shumë dyqane e biznese tjera në Prizren vazhdojnë të jenë me devijime të shumta të gjuhës shqipe, derisa turqishtja dhe serbishtja duket se shënohen me shumë respekt dhe kujdes. (koha.mk)