Shkup, 19 shkurt – Dënim me kusht prej dy viteve, nëse në katër vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën dhe obligim për një vit që ta paguajë tatimin që paraprakisht nuk e ka paguar, ka marrë gazetarja Ivona Talevska për rastin “Tifani” të PSP-së.
Ajo në afat prej një viti duhet të paguajë tatim në vlerë prej 1.671.611 denarë, ndërsa në afat prej 30 ditëve të paguajë gjobë prej 1.000 eurove. Afati për ankesë për aktvendimin është 15 ditë.
Smart grupacioni, megjithatë, duhet të paguajë gjobë prej 200 mijë denarëve në afat prej 30 ditëve, ndërsa në afat prej një viti edhe tatimin të cilin e ka fshehur dhe arrin 1.038.698 denarë.
Talevska dhe Smart duhet t’i ndajnë shpenzimet gjyqësore prej 2.000 denarëve dhe shpenzimet për ekspertizë prej 76 mijë denarëve.
Prokurorja Elena Josifovska tha se është e kënaqur që Talevska e ka pranuar veprën, por se do të presin ta marrin vendimin për të vendosur nëse do të parashtrojnë kërkesë.