Shkup, 19 shkurt- Gazetarja Ivona Talevska sot para gjykatës e pranoi fajin për akuzat për evazion tatimor në lëndën “Tifani” të PSP-së.
“E pranoj fajin për veprimet me të cilat akuzohem në aktpadinë e PSP-së”, tha Talevska.
Mbrojtja kërkoi që Gjykata ta marrë parasysh pranimin e akuzës nga ana e saj, si dhe atë që është shtetase e RM-së, që punon në TV Sitel, ka familje në Maqedoni dhe deri tani nuk është dënuar.
Përfaqësuesi i Avokaturës së Shtetit tha se kërkohet dëmshpërblim në vlerë të cituar në aktpadinë.
Paraprakisht, prokurorja Elena Josifovska e ka prezantuar aktpadinë para gjykatëses Sofija Laliçiq. Ajo kërkoi aktvendim dhe pagesë të obligimeve të shmangura.
Përfaqësuesi i Avokaturës së Shtetit Zoran Petkovski nuk kishte mundësi të pronocohej për vlerën e dëmit, pas së cilës ishte dhënë pushim, dhe gjykimi vazhdoi prejse ai nga DAP-i, i ka marrë informatat e nevojshme.
Rasti “Tifani” i referohet një vepre penale e cila ka zgjatur nga viti 2008 deri në vitin 2014, me ç’rast Taleska si menaxhere e “Smart DOOEL” dhe “Smart grup DOOEL Shkup” për tatimet 2008 – 2014 i është shmangur pagimit të taksave, ndërsa në llogaritë përfundimtare ka paraqitur të dhëna të rrejshme, duke shmangur kështu pagimin e 2.314.463 denarëve apo 37.634 eurove përmes kompanive dhe 1.040.840 denarëve apo 16.924 eurove të tatim personal.