Mediat italiane raportojnë se Milani dhe Bodo Glimt kanë arritur marrëveshje për transferimin e anësorit Jens Petter Hauge. Agjenti i lojtarit ka qëndruar të hënën në Milani për t’u takuar me drejtorët Paolo Maldini dhe Ricky Massara.
Sipas Tuttomercatoweb, Radio Rossonera dhe mediave tjera sportive, palët i kanë finalizuar detajet e marrëveshjes. Në këtë mënyrë, Milani do të paguajë pesë milionë euro për transferimin e norvegjezit, i cili në muajin e ardhshëm mbush 21 vjet. “Është një klub i madh qartazi”, tha Hague për televizionin norvegjez TV2.
“Ndiej se mund të zë vend në këtë ekip të Milanit”, shtoi ai. 20-vjeçari, i cili shënoi dhe asistoi në humbjen e skuadrës së vet kundër Milanit javën e kaluar, pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore sapo të mbërrijë në Milano. Manchester Unitedi, Manchester City dhe Brightoni janë qenë klubet e interesuara për shërbimet e Hauge.