Stuttgarti rrezikon ta humb një talent të madh. Futbollisti i ri kosovar, Leon Dajaku mund t’i bashkohet gjigantit gjerman, Bayern Munich. Leon Dajaku është njëri prej talentëve më të mëdhenj shqiptarë të momentit, shkruan Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha. Futbollisti i ri kosovar po luan me sukses në ekipin e të rinjve të Stuttgartit, por ky klub rrezikon ta humbasë atë. E përditshmja më e madhe sportive në Gjermani, “Kicker” shkruan se Dajaku po kërkohet nga gjiganti bavarez, Bayern Munich.
I vetëdijshëm se Stuttgarti mund ta humb talentin kosovar është edhe drejtori sportiv i klubit gjerman, Thomas Hitzlsperger. 18 vjeçari ka kontratë me Stuttgartin deri në vitin 2022. Sulmuesi kosovar ka shkëlqyer me ekipin U-19 të Stuttgartit, ndërsa ka kontribuuar në triumfin në DFB Cup dhe për arritjen në pozitën e dytë.
Dajaku mund të ushtrojë me ekipin e dytë të Bayernit, i cili luan në ligën e tretë gjermane. Për momentin, Dajaku është i lënduar në nyjën e këmbës, por pritet të kthehet shpejt.