Lojtarët duhet të trajtohen si duhet, aq më shumë kur janë të rinj. E rëndësishme është që t’i ndërgjegjësosh ata se janë të zotët në futboll, por nga ana tjetër duhet të mos i lejosh të kalojnë në eufori. Neil Lenon, trajneri i Selltik, vendosi ta aktivizonte talentin Karamoko Dembele në ndeshjen e fundit të kampionatit.
Djaloshi u vu në qendër të vëmendjes në dhjetor të vitit të kaluar, kur në moshën 15-vjeçare firmosi kontratën si profesionist. Dembele është mësuar t’i djegë etapat: ai është grumbulluar me U-20-ën e Selltikut kur ishte 13 vjeç. Ka qenë pjesë e skuadrës së parë që në kohën kur Selltiku drejtohej nga Brendan Roxhers, ndërsa Lenon vendosi që ai të debutojë në pjesën e dytë të ndeshjes së fundit.
“Sportbible” shkruan se për këtë rast, duke evidentuar faktin se para lojtarëve të datëlindjes 2000, ka debutuar një lojtar i 2003-shit, një lojtar që të martën ka provimin e matematikës. Dembele mori vendin e Oliver Burke dhe luajti mirë në pjesën e dytë. E lehtë të imagjinosh se çfarë pritshmërish ka për këtë djalosh. Ai ka kohë që të afirmohet dhe t’i tregojë trajnerit Lenon se është gati për Selltikun në çdo moment.