Arnie Maier është mesfushori 19-vjeçar që po shkëlqen këtë fillim sezoni me Herthën e Berlinit. Në sezonin e dytë në Bundesligë me ekipin, Maier po konfirmohet si një nga talentet e radhës në Gjermani, çka ka tërhequr vëmendjen e Juventusit dhe të Arsenalit. “Topçinjtë” duken më të interesuar për të riun, pasi e vëzhguan edhe në ndeshjen e fundit ndaj M’Gladbachun dhe janë gati të nisin ofensivën. Arsenali synon të përfitojë edhe nga një klauzolë e lojtarit, i cili mund të lihet i lirë për 10 milionë euro, nëse një ekip i madh troket në dyert e klubit për shërbimet e tij.