Talenti i Fiorentinës tërheq vëmendjen e Tottenhamit

2

Tottenhami vazhdon punën për të përforcuar skuadrën për të ardhmen. Sipas medieve angleze, “Spurs”-at kanë vënë në orbitë talentin e Fiorentinës, Riccardo Sottil.

Mësohet se përfaqësues të klubit anglez po e vëzhgojnë nga afër 20-vjeçarin, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Pocchetino. Sulmuesi konsiderohet si përforcimi ideal për repartin e avancuar të Tottenhamit dhe për këtë drejtuesit e klubit po përgatisin një ofertë për të bindur italianët ta lënë të lirë lojtarin që gjatë merkatos së dimrit.

Comments are closed.