Manchester United është vënë në gjurmët e sulmuesit premtues 18-vjeçar, Antoine Semenyo, i cili ka tërhequr vëmendjen në ligën e dytë këtë sezon.
Djaloshi është në pronësi të Bristol City-t, por është huazuar te Newport Town, ku ka shënuar edhe 5 gola në këtë fillim sezoni.
“Djajtë e kuq” duan të sigurojnë sa më shpejt kartonin e Semenyo, për ta lënë më pas sërish në huazim, për të paktën edhe një sezon tjetër, ndërsa kanë gati një ofertë prej 15 mln paundësh për Bristolin.