Aktualisht në Dibër ka lindë edhe një gjeneratë e re të muzicientëve të suksesshëm. Klea Çutra është një studente e cila ka arrit suksese të mëdha në sferën e muzikës zbavitëse. Është pjesëmarrëse në shumë festivale kryesisht që mbahen në Shqipëri, dhe ka fituar shumë çmime
Vjollca SADIKU
Dibër, 3 dhjetor – Dibra e cila ka një histori të pasur në shumë sfera në të kaluarën por edhe sot ka edhe një plejadë të fuqishme muzikore. Në muzikën popullore dhe në muzikën zbavitëse, muzikantët dibran kanë dhënë dhe janë duke dhënë një kontribut të madh jo vetëm në nivel lokal por edhe në rrafshin mbarëkombëtar. Në muzikën popullore, muzika dibrane është e njohur nga interpretues të njohur Bashkim Paçuku, Sulejman Borova, Violeta Turkeshi, Haxhi Maqëllara, Samir Shehu, Lundrim Paçuku, Evzi Kaja si dhe shumë të tjerë. Në këtë drejtim një vend të veçantë kanë edhe rapsodët Fuat Bllata, Mislim Strikçani, vëllezërit Lala etj. Në muzikën zbavitëse poashtu Dibra është e njohur nëpërmjet Arjan Kërliut, Burhan Alili, grupit Enigma, por pati ndikim në muzikën serioze edhe me Dëshira Ahmeti, një interpretuese e suksesshme në këtë zhanër. Dibra është e njohur edhe me kompozitorët të ndjerin Musa Piperku, Nazim Kaba etj.
Por, aktualisht në Dibër ka lindë edhe një gjeneratë e re të muzicientëve të suksesshëm. Klea Çutra është një studente e cila ka arrit suksese të mëdha në sferën e muzikës zbavitëse. Është pjesëmarrëse në shumë festivale kryesisht që mbahen në Shqipëri, dhe ka fituar shumë çmime. Besa Kaziu është një autore e cila shënon suksese të përditshme. Ajo me meloditë e saj është prezente nëpër Festivale por shpesh herë edhe në emisione të ndryshme televizive dhe është një interpretuese e cila garanton një ardhmëri të suksesshme. Marigona Marku poashtu është një talente e cila sigurisht se do të ketë shumë suksese. Në festivalin “Nota fest” ajo mori çmimin e tretë. Pritet që shumë shpejt të realizojë edhe melodi të reja për albumin e saj të parë. Talentet që i përmendëm janë në moshë të re por janë edhe një shpresë e madhe jo vetëm për Dibrën por edhe më gjerë. Zëri i tyre pritet që të arrin shumë larg në të gjithë vendet ku jetojnë shqiptarët. Në sferën e muzikës tek talentet e ri duhet të theksojmë edhe sukseset që kanë arritur grupi “Mega Bend” dhe aktualisht dueti “Adi” dhe “dixhej Iski” të cilët kanë incizime të shumta me muzikë instrumentale moderne, të cilët tani më janë prezent edhe në disa produksione jashtë vendit.
Plejada e re e muzicientëve pritet të fuqizohet edhe në vitet në vazhdim. Festivali i muzikës zbavitëse që mbahet në Dibër “Di fest”, nga viti në vit faktikisht prodhon talent të ri dibran. Poashtu festivali i fëmijëve “Bilbilat e Korabit” është një promotor i talenteve të rinj të cilët pritet që shumë shpejtë të prezantohen edhe në skenat mbarëkombëtare. Emrat të interpretuesve Arta Sela, Jozefina Jani, Erijon Ballanca etj, shumë shpejt pritet të kenë suksese në sferën e muzikës. Të gjithë këta këngëtar të përmendur janë një argument i fuqishëm se Dibra ishte dhe mbetet një trevë e cila ka patur dhe vazhdon të ketë këngëtar me reputacion të gjerë. (koha.mk)