Kabul, 27 janar – Talebanët publikuan se kanë rrëzuar një aeroplan të Armatës amerikane në provincën qendrore afgane Gazni dhe se të gjithë personat në të kanë humbur jetën, transmeton gazeta KOHA.
“Aeroplani, ka qenë në mision zbulues, dhe është rrëzuar në rajonin Sao Kel në zonën Deh Jak në provincën Gazni”, deklaroi për mediat perëndimore Zabihullah Muxjahid, zëdhënës i talebanëve.
“Të gjithë personat në aeroplan, përfshirë edhe oficerëtë lartë, kanë humbur jetën”, tha Muxhahidi.
Paraprakisht sot, një përfaqësues i lartë i mbrojtjes, kompetent për hetimin, tha se asnjë shtetas amerikan nuk humbur jetën në aeroplanin dhe shtoi se ata ende e hetojnë shkakun për aksidentin.
Informacionet për rrëzimin e aeroplanit janë të pasakta dhe kontradiktore – është spekuluar se një aeroplan është rrëzuar, nuk dihej e cilës kompani i ka takuar aeroplani dhe sa udhëtarë ka pasur në të. Fillimisht u fol se bëhet fjalë për një aeroplan i kompanisë shtetërore amerikane “Arijana erlajns”, por drejtori ekzekutiv e mohoi këtë.
Zona Deh Jaka kryesisht kontrollohet nga talebanët dhe ndodhet disa qindra kilometra në jug të Kabulit.(koha.mk)