Hirjan Mikhlis, luftëtar taxhik, i cili ishte mbajtur në këtë qendër, ka akuzuar ish-Qeverinë afgane dhe amerikanët për shkatërrimin e Afganistanit. “Dua hakmarrje ndaj Qeverisë së Afganistanit dhe Amerikës”, ka shtuar ai. “Amerika dhe Qeveria e fundit e Afganistanit shkatërruan vendin tim dhe ma vranë vëllain”
Luftëtarët talebanë kanë marrë kontrollin e burgut më të rëndësishëm ushtarak të Afganistanit në bazën e dikurshme amerikane në Bagram – një qendër që rregullisht ishte krahasuar me burgun e Gjirit të Guantanamos për shkak të mbajtjes së të burgosurve pa iu mbajtur gjyqësore dhe ku dyshohej se ishin kryer tortura ndaj të burgosurve. Të burgosurit u larguan forcërisht nga qendra e mbajtjes në Bagram disa orë pas marrjes së kontrollit të Kabulit nga talebanët, ka raportuar televizioni britanik, Sky News. Ata që nuk ia kishin të largoheshin, ishin nxjerrë jashtë nga talebanët.
Në mesin e tyre përfshiheshin qindra persona të dyshuar se ishin anëtarë të grupeve afgane të lidhura me “Shtetin Islamik”. Aziz Ahmad Shabir, ish-i burgosur i Bagramit, ka rrëfyer përvojën e tij në burg.
“Më vendosën vetëm në një qeli për një muaj dhe e ftohën tepër qelinë”, ka treguar ai. “Tani jam mendërisht i sëmurë dhe mendje nuk më punon mirë. Gjatë dy vite e gjysmë sa më kanë mbajtur këtu, dëm i madh më është shkaktuar në kokë”. Tani, vend i braktisur, është vërshuar prej dyshekëve dhe batanijeve në qeli. Aty-këtu shihen edhe gjëra personale të hedhura përtokë. Orendi të thyera e dosje të ish-të burgosurve shihen gjithandej. Qendra është lidhur me akuzat për torturë dhe abuzim të të burgosurve kur ishte nën kontroll të Qeverisë afgane dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Hirjan Mikhlis, luftëtar taxhik, i cili ishte mbajtur në këtë qendër, ka akuzuar ish-qeverinë afgane dhe amerikanët për shkatërrimin e Afganistanit.
“Dua hakmarrje ndaj Qeverisë së Afganistanit dhe Amerikës”, ka shtuar ai. “Amerika dhe Qeveria e fundit e Afganistanit shkatërruan vendin tim dhe ma vranë vëllain”.