Kabul, 11 tetor 2018 – Të paktën 15 kufitarë janë vrarë sot prej kryengritësve talebanë gjatë një sulmi ndaj një objekti kufitar në provincën afgane Kunduz, kumtuan autoritetet lokale.
Të paktën 13 ushtarë janë lënduar mëngjesin e sotëm në afërsi të qarkut Kalah e Zal pranë kufirit me Taxhikistanin. Një pjesë e objektit është përfshirë nga zjarri, ndërsa kryengritësit e kanë vjedhur të gjithë pajisjen. Një përfaqësues i parlamentit lokal e konfirmoi informacionin për sulmin dhe theksoi se janë vrarë 16 persona.
Të hënën gjatë një sulmi të talebanëve në provincën Farab, gjithashtu në pjesën veriore të Afganistanit, janë vrarë 13, ndërsa janë plagosur 20 pjesëtarë të forcave të sigurisë afgane.