Talebanët dhe pjesëtarët e grupit Shteti Islamik (SHI) kanë vrarë mbi 50 civilë në Afganistanin verior, kumtuan autoritetet lokale, duke shtuar se ky është një konfimrim për lidhjen e ngushtë midis dy lëvizjeve kryengritëse. Numër më të madh të viktimave ka në fshatin shiit Mirza Olong.
Talebanët dje kumtuan se kanë marrë kontroll ndaj qarkut Sajad, rajoni strategjik 15 kilometra nga kryeqyteti i provincës jugore Sari Pull, por përgënjeshtruan se kanë ekzekutuar civilë dhe se kanë bashkëpunuar me SHI-në. Në kumtesën e shefit të autoriteteve lokale Ashraf Gani, theksohet se të shtunën janë vrarë të paktën 50 persona, para së gjithash civilë, duke përshirë edhe gra dhe fëmijë.