Shkup, 13 gusht – Kryetari në largim i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, është bërë gjysh. Lajmin e gëzueshëm për nipin Frashër e ka ndarë përmes rrejtit social Facebook.
“Jemi të bekuar dhe shumë të lumtur pas lajmit se vajza Besiana e solli në botë nipin tonë, Frashërin! Të dy janë mirë, ne na mbetet të gëzohemi për momentet e bukura” ka shkruar Xhaferi.
Në komente ka marrë urime të shumta, nga mbështetës, bashkëpartiakë e kolegë të tij. Ndër të parët që e ka uruar është edhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili e ka uruar për jetë të gjatë e shëndet, duke shtuar se fëmijët dhe nipërit janë vlera më e madhe në jetë për çdo njeri.