Talat Xhaferi uron Kurban Bajramin         

Shkup, 21 gusht – “Më lejoni që në emrin tim personal  dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të drejtoj urimet sinqerta me rastin e festës së ardhshme të madhe myslimane, festa e Kurban Bajramit, festë e cila e simbolizon solidaritetin dhe bashkëndjesinë individuale dhe kolektive ndaj më të afërmve, ndaj fqinjëve dhe ndaj njerëzve me më pak fat se ne. Kjo festë është festë e harmonisë së ndërsjellë, respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, mirëpo edhe ditë për shprehje falënderim për gjithë atë me të cilën jemi bekuar dhe që është pjesë e jetës sonë të përditshme. Uroj që kjo festë t’ju gjejë me shëndet të mirë, në mirëqenie në shtëpitë tuaja dhe ngrohtësi në rrethin familjar.

Gjithashtu, uroj që harmonia dhe mirëkuptimi të sundojnë ndër të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, pa dallim në përkatësinë etnike, fetare ose politike. Bashkë, të ndërtojmë shtet që do të jetë shtëpi e vërtetë me të drejta, standarde dhe vlera demokratike të njëjta për të gjithë qytetarët tanë.

Edhe njëherë, më lejoni tu uroj disponim të bukur festiv, shëndet të mirë, sukses dhe mirëqenie në shtëpitë tuaja. Urime festa dhe për shumë vite! “