Shkup, 20 dhjetor – Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetari Talat Xhaferi, e në përbërje të të cilit janë edhe deputetët Ejup Alimi, Beti Rabaxhievska – Naumovska dhe Rexhep Memedi, prej dje qëndron për vizitë treditore në Republikën e Shqipërisë.
Është paraparë që sot kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, gjatë vizitës në Shqipëri, të realizojë takime me kryetarin e Parlamentit shqiptar, Gramoz Ruçi, zëvendës kryetaren e Qeverisë Senida Mesi, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha.
Në ditën e fundit nga vizita tij, është paraparë që Xhaferi ta vizitojë edhe Liqenasin, ku do të realizojë takim me minoritetin maqedonas.