Talat Xhaferi nga Struga: Ndihem i privilegjuar që kësaj radhe jam bartës i zonës së 5 zgjedhore

54

Strugë, 3 korrik – Bartësi i listës së BDI-së në njësinë zgjedhore numër V dhe njëherit kandidat për deputet Talat Xhaferi sot para qytetarëve të Strugës ka folur mbi platformën e subjektit të tij politik dhe ka elaboruar edhe mbi punën e tij si kryeparlamentar duke thënë se gjë më të rëndësishme në këtë proces është verdikti i popullit.

“Parlamenti është institicioni i cili i përket popullit dhe rrjedh drejtëpërdrejtë nga populli, askush nuk mund ta përvetëson atë institucion dhe askush nuk do mundet ta uzurpon atë. Ju keni mund të përcjellni të gjithë debatin që u bë nga shpërbërja e parlamentit më 16 shkurt dhe deri në vendimin e gjykatës Kushtetuese dhe mendimin se nën ombrellën e problemeve të virusit Covid 19 për nevojën gjoja që ka Parlamenti të funksionojë. Unë isha këmbëngulës që një parlament i shpërbërë nuk mund të rikthehet përveç se me vullnetin e popullit në kutitë e votimit Ne jemi të përqëndruar që të përmbushim pritshmeritë kundrejt juve që na mbështesni dhe qytetarëve tanë që ne përfaqësojmë”, është shprehur kështu Xhaferi nga Struga.

Comments are closed.