Shkup, 12 shkurt – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi nesër do të udhëtojë në vizitë pune në Republikën e Shqipërisë, përcjellë KOHA.
Siç informoi pres shërbimi i Kuvendit, Xhaferi në Shqipëri më 14 shkurt do të marrë pjesë në seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në të cilën do të votohet ratifikimi i Protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO.(koha.mk)