Shkup, 12 korrik – Qyteti i Shkupit ende nuk ka pranuar kërkesat e taksi vozitësve të cilët për dy ditë me radhë bllokojnë rrugët e Shkupit duke protestuar.
“As sekretari e as shefi i kabinetit të Qytetit të Shkupit nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë të taksistëve”, tha zëdhënësi i Qytetit të Shkupit, Valon Saliu për Gazetën Koha.
Ndryshe rreth 20 taksistë dje dhe sot kanë bllokuar udhëkryqin tek gjykatat në Shkup me kërkesën për të rikthyer në përdorim stacionin e vjetër, përveç të riut që është caktuar përballë poliklinikës në Bit Pazar.
Kërkesa e tyre është që të mund të parkohen 3 vetura para ‘Zeginit’ në Bit Pazar, pastaj stacionin e ri ta shfrytëzojnë për të pritur rend .
Sipas tyre, nga dalja e tyre në stacionin e ri u ka rënë niveli i punës.
Taksistët paralajmërojnë protesta edhe në ditët në vazhdim.(Koha)