Taksistët do të marrin licenca edhe pa njohjen e gjuhës angleze

34

Shkup, 6 mars – Taksi transportuesit nuk do të kenë obligim për njohje të obligueshme të gjuhës angleze gjatë marrjes së licencës për punë.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski pret që ndryshimet e propozuara në Ligjin për transport në trafikun rrugor, me të cilat pezullohet detyrimi për taksistët për njohjen e gjuhës angleze, pas kalimit të procedurës kuvendore në lexim të parë, së shpejti do të votohen nga deputetët.

Mdryshimet, potencoi ministri dikatesterial, po bëhen me kërkesë së taksi transportuesve.

Sipas tij, me ndryshimet aspak nuk do të sillen në pikëpyetje sigurimi në trafik dhe cilësia për kryerjen e taksi transportit.

Kuvendi dje me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve i miratoi ndryshimet në Ligjin për transportin rrugor, në lexim të parë. Dispozitat ligjore me të cilat taksistët obligoheshin për njohje të obligueshme të gjuhës angleze si kusht për marrjen e licencës u votuan në vitin 2013, ndërsa hyri në fuqi nga fillimi i vitit të kaluar.

Comments are closed.