Bruksel, 19 tetor – Komiteti për të drejtat e njeriut i Parlamentit Evropian miratoi propozim ligj, sipas të cilit shtetasit e vendeve të cilat nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian të cilëve nuk u nevojiten viza për udhëtim në zonën e Shengenit, do të duhet të paguajnë nga 10 euro për hyrje. Këto udhëtarë, të cilët duhet të jenë edhe qytetarët e Maqedonisë, duhet të plotësojnë formular elektronik gjatë hyrjes në Bashkimin Evropian, në të cilin do të përmbahen kontakt informacione dhe cila anëtare e BE-së është destinacioni përfundimtar në udhëtimin e tyre. Në formulari i shtruar do të vlejë tre vjet, me pagesë të njëfishtë, prej së cilës do të përjashtohen minorenët, studentët, shkencëtarët dhe personat më të moshuar se 60 vjet. Dhjetëra shtete kanë marrëveshje për udhëtim pa viza në Bashkimin Evropian, ndërsa paratë të cilat do të mblidhen nga kjo taksë e re do të shfrytëzohen për sistemin për sigurim kufitar ETIAS, i cili duhet të funksionojë deri në vitin 2020. Komiteti sot e aprovoi edhe propozimin për ndryshime në Rregulloren e Dublinit për refugjatë. Nëse pranohet në nievë të BE-së, propozimi do të thotë se në të ardhmen azilkërkuesit nuk do të obligohen ta parashtrojnë kërkesën në anëtaren e parë të Bashkimit Evropian në të cilën do të hyjnë. Erodeputetja liberale e Suedisë e përpiloi projekt tekstin i cili u mbështet me 43 vota “për” dhe 16 “kundër” në Komiteti i Parlamentit Evropian. Gjatë krizës së migrimit në vitin 2015 dhe 2016 Rregullorja e Dublinit ka ndikuar që refugjatët dhe emigrantët të shmangin të parashtrojnë azil në anëtaret e para të BE-së si Greqia apo Italia, dhe të tentojnë të arrijnë deri në Gjermani apo Suedi ku do ta parashtrojnë kërkesën. Shtetet si Greqia dhe Italia tashmë nuk do të konsiderohen automatikisht për përgjegjëse për refugjatët e pranuar, ndërsa të cilët do të bëhen kontrolle për lidhje familjare eventuale në shtet të tjera anëtare të BE-së dhe do të kontrollohen kualifikimet e tyre të punës, pas ç’farë do të bëhet tentim të sistemohen në vendet anëtare për përkatëse.
Nëse nuk kanë kurrfarë lidhshmërie me anëtaret e BE-së, azilkërkuesit do të sistemohen sipas proporcionit të konfirmuar më herët mes të gjitha vendeve anëtare. Propozimi i Vikstromit njëherit parashikon që vendet anëtare të BE-së të cilat do të refuzojnë të pranojnë azilkërkues t’u shkurtohen mjetet nga fondet e BE-së. Kjo masë është paraparë para së gjithash për vendet si Hungaria dhe Polonia, të cilat refuzojnë të marrin pjesë në programin për sistemimin e azilkërkuesve nga Gjermania dhe Suedia në vendet e tjera anëtare të BE-së. “Qëllimi im ishte që të krijojmë sistem të ri, të bazuar mbi parimin e solidaritetit, me të drejta të thjeshta si për azilkërkuesit ashtu edhe për vendet anëtare”, deklaroi Vikstrom.