Vendosja e taksës doganore prej 10 për qind për mallrat që importohen në Kosovë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, kryesisht është mirëpritur nga përfaqësuesit e bizneseve prodhuese dhe Oda Ekonomike e Kosovës, informuan për Radio Evropa e Lirë burime nga Dogana e Kosovës, të cilët shtuan se nga kjo masë Dogana ka përfituar mjete shtesë financiare me vlerë prej 300.000 euro.
Siç njofton korrespodenti i MIA-s nga Prishtina, pasi para një jave Qeveria e Ramush Haradinajt e vendosi këtë taksë, si përgjigje ndaj politikës agresive dhe destruktive të Beogradit ndaj Kosovës, importi i prodhimeve nga dy vendet ndaj të cilave janë vendosur sanksionet, ka rënë për 50 për qind.
Krahasimi, siç deklaroi prë REL drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, është bërë mes vëllimit të importit një javë para vendosjes së doganës shtesë dhe një javë pasi asjo filloi të zbatohet.
Megjithatë, sipas tij, të dhëna me relevante rreth lëvizjes së importit nga të dy vendet, do të merren pas periudhës prej tre javëve nga vendosja e taksës shtesë.