Phenian, 5 nëntor 2018 – Lideri verikorean, Kim Xhong-un dhe presdenti i Kubës, Migel Diaz Kanel, gjatë takimit të sotëm në Phenian u dakorduan që t’i zgjerojnë dhe përforcojnë marrëdhëniet e tyre strategjike.
Diaz Kanel, i cili ndodhet në Azi në turnenë e tij të parë ndërkombëtare prej se e mori funksionin në prill, ndërsa në Phenian arriti dje, së bashku me bashkëshorten.
Gjatë takimit, ata e cekën historinë e përbashkët socialiste dhe u angazhuan për vazhdim të solidaritetit.
Mediumet verikoreane njoftuan për takimin pa paraqitur hollësi, duke cekur vetëm se bisedimet kanë kaluar në “atmosferë miqësore dhe shoqërore”.
Diaz Kanel nesër do të udhëtojë prej Phenianit, prej ku e vazhdon turnenë në Kinë, Vietnam dhe Laos