Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, dhe kandidatja për kryeministre e Kosovës Vjosa Osmani, janë takuar sot.
Kurti në ‘Facebook’, ka treguar se takimi i tyre ishte shkak për të biseduar rreth përgatitjes për qeverisjen e re dhe sfidat që i presin si koalicion, përcjell “Zëri.info”.
“Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit”.