Në këto momente janë duke mbajtur një takim të përbashkët kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e nominuara për kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmani, kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe së fundmi u është bashkuar edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.
Takimi ka ndodhur pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, në të cilën mandatuan për kryeministre Vjosa Osmani, në zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor.
Në Takim po marrin pjesë po ashtu Lutfi Haziri nga LDK dhe Besnik Bislimi nga LVV, raporton KosovaPress.