Uashington, 16 tetor – Forumi televiziv në të cilin kandidati demokrat presidencial, Xho Bajden zhvilloi diskutim me votuesit u ndoq nga më shumë shikues televiziv se sa ajo e ngjashme ku përfshihej republikani, Donald Tramp.
Sipas të dhënave të prezantuara sot nga shërbimi analitik “Nilsen”, emisioni i Ej-Bi-Si me pjesëmarrjen e Bajdenit u ndoq nga 12,29 milion njerëz. Ndërsa, takimi i votuesve me Trampin, transmetuar në En-Bi-Si u ndoq nga 10,39 milion shikues.
Bajden dhe Tramp mbrëmë mbajtën forume të veçanta televizive për të biseduar me votuesit, njëri në Filadelfia, Pensilvani dhe tjetri në Majami, Floridë. Takimet ishin zëvendësim për debatin e anuluar (i cili supozohej të ishte i dyti me radhë), sepse testi i koronavirusit të Trampit ishte më parë pozitiv. Komiteti i debateve presidenciale propozoi që ngjarja të mbahej në mënyrë virtuale, por Trampi nuk e pranoi këtë propozim.
Debati i parë midis kandidatëve për president u zhvillua më 29 shtator në Klivlend, Ohajo. Debati i tretë është planifikuar për më 22 tetor në Nashvill, Tenesi.
SHBA-ja do të mbajnë zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor. Ata do të zgjedhin president dhe nënkryetar, të gjithë 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe një të tretën e Senatit si dhe guvernatorët e 13 shteteve federale.