Ankara, 16 shtator – Takimi trilateral mes liderëve të Rusisë, Iranit dhe Turqisë, vendet-garantuese në procesin Astana për Sirinë, filloi në Ankara me vonesë prej tre orëve nga orari i paralajmëruar më parë.
Ky është samiti i pestë pas çështjes nga viti 2017 mes presidentit turk Rexhep Taip Erdogan vendi i të cilit e mbështet opozitën siriane, presidentit rus Vlladimir Putin dhe presidenti iranian Hasan Rohani vendet e të cilëve e mbështesin regjimin në Damask.
“Mund të vendosim për masa konkrete për shuarje të zjarrit në Siri. Mbajtja e shpresës për zgjidhje të mundshme politike për krizën në Siri është diçka që varet nga përpjekjet tona”, theksoi Erdogan në hapjen e Samitit.
Putin, nga ana e tij, e theksoi nevojën për vazhdim të luftës pa kompromis kundër terroristëve në Siri, duke targetuar grupe të armatosura në të cilat dominojnë xhihadistët që e kontrollojnë Idlibin, të cilët rregullisht janë cak i regjimit sirian dhe bombardimit të Moskës.
“Zona e deskalimit nuk duhet të shërbejë si terren për provokime të armatosura. Duhet të ndërmarrim masa plotësuese që tërësisht ta fitojmë kërcënimin terrorist që vjen nga rajoni i Idlibit”, theksoi Putin.
Lideri iranian, megjithatë, e theksoi nevojën të vendosen themelet për kthim të sigurisë në Siri dhe pohoi se diplomacia, ndërsa jo konfrontimi, do të sigurojnë paqe në atë vend.
Rohani shfaqi shpresë se bashkëpunimi mes Iranit, Rusisë dhe Turqisë mund të ndihmojë në zgjidhjen e krizës në Siri, si dhe të gjitha krizat tjera rajonale.