Aventura e Maurizio Sarrit te Juventus përfundoi me një eleminim të papritur në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Shkarkimi erdhi disa orë më vonë, ose një vit më pas takimit të parë me Cristiano Ronaldon. Në fakt, “vizita” e teknikut të sapoemëruar bardhezi në jahtin e CR7, gjatë verës së kaluar, bëri xhiron e botës. Qendër e diskutimit ishte roli i portugezit në fushë, në sistemin e tij të lojës. Një vit më vonë, sipas asaj që shkruan Mario Sconcerti në “Corriere della Sera”, një takim i tillë u kërkua edhe nga CEO i Juventusit, Fabio Paratici, por doli të ishte një “bumerang”: “Gabimi i parë i Sarrit ishte shkuarja në jahtin e Ronaldos një vit më parë për ta pyetur se si dëshironte të luante. Ishte ai që prezantoi veten dhe jo anasjelltas, siç ndodh zakonisht. Kur i thashë se kishte bërë gabim, ishin ditët e Krishtlindjes. Sarri ishte akoma në epërsi dhe kishte kaluar raundet e Champions-it. Ai më tha që kishte menduar për më të mirën, nuk ishte i sigurt nëse duhej ta bënte, por ishte akti i parë zyrtar, ndaj nuk dëshironte ta fillonte me ndonjë polemikë”.
Redaksia e kësaj gazete pastaj vazhdon të flasë për hendekun midis trajnerit dhe ekipit në muajt në vijim. Deri në shkarkimin përfundimtar: “E përkthyer në fushë, dili se ai veprim ishte gabim i dyfishtë. Sarri i tha të gjithë ekipit se kishte dy plane në vlerësimin e trajnerit dhe klubit, Ronaldo dhe të tjerët. Ronaldo bëri gjithçka të vetën, ekipin më pak. Braktisja ishte progresive, por e shpejtë. Vërtetim i mungesës së personalitetit të lojtarëve. Ju përgatiteni për një Ligë Kampionësh, luani për veten dhe jo për trajnerin. Juventusit nuk i shkojnë këto gjëra si klub”.