Shkup, 17 shtator – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, prof. dr. Hristijan Mickoski së bashku me nënkryetarin Aleksandar Nikolloski sot realizuan takim me prof. dr. Norbert Lamert, drejtori i ri i Fondacionit “Konrad Adenauer”.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm të VMRO-DPMNE-së me Fondacionin, si dhe situatën aktuale politike në vend, si dhe sfidat me të cilat përballet Maqedonia në rrugën evropiane. Bashkëbiseduesit theksuan se shkëmbimi i përvojave dhe njohurive me Fondacionin është shumë i rëndësishëm për VMRO-DPMNE-në, por edhe për Maqedoninë.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së përzemërsisht falënderoi për bashkëpunimin aktual me Fondacionin, i cili është në nivel të shkëlqyeshëm dhe theksoi se është i rëndësisë së veçantë, veçanërisht në periudhën kur përballemi me sfida në drejtim të reformave që Maqedonia duhet të bëjë për Metodologjinë e re të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Lidhur me situatën aktuale politike në vend, kryetari Mickoski theksoi mungesën e reformave në sektorët kryesorë, krizën ekonomike dhe parametrat shkatërrues ekonomikë, me të cilët përballemi, papunësinë e lartë dhe politikat shkatërruese të qeverisë në menaxhimin e krizës shëndetësore.
Ai theksoi se perspektiva jonë evropiane është e rrezikuar për shkak të mungesës së ideve dhe mungesës së strategjisë për veprim nga autoritetet, veçanërisht në nivelin ndërkombëtar, se rruga e shpejtë për anëtarësim në BE dhe reformat nuk janë prioritet i Qeverisë.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së tha se sjellja e fqinjit tonë lindor nuk është shembull i vlerës evropiane, por gjithashtu se inkurajohet nga politika e përkuljes së kryeministrit Zoran Zaev.