Rusia është e gatshme të bëjë kontaktin e parë me sekretarin amerikan të shtetit Reks Tilerson dhe e shqyrton mundësinë që takimi të ndodhë gjatë shkurtit. Sipas burimeve anonime në Ministrinë ruse të Punëve të Jashtme dy lokacionet e mundshme për takim mes shefave të diplomacive të Rusisë dhe SHBA-së janë Boni ose Munihu, njoftojnë mediat gjermane. Në kryeqytetin e Bavarisë prej datës 17 deri më datën 19 të këtij muaji do të mbahet Konferenca e sigurisë të Munihut, në të cilën ministri rus i Punëve të Jashtme Sergje Lavrov veçmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen. Pas emërimit të Telersonit, i cili është fitues i dekorimit shtetëror rus, për sekretar shtetëror të SHBA-së, kolegu i tij Lavrov e përshkroi si lider pragmatik me të cilin mund të zhvillojë dialog konstruktiv.