Ohër, 20 qershor – Nga data 19-21 qershor të vitit 2019 në Hotel “Ineks Gorica”, në Ohër, në organizim të Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut, mbahet takimi i 11-të i drejtorëve të fondeve-enteve për sigurim pensional dhe invalidor të vendeve nga ish RSFJ-së.
Në këtë takim marrin pjesë përfaqësues të fondit të Republikës së Sllovenisë, Republikës së Kroacisë, Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Republikës të Malit të Zi, Republikës së Serbisë, Republika Srpska, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë, mysafirë i veçantë Atasheu për çështje sociale pranë Ambasadës së Republikës së Austrisë në Beograd z. Oliver Hill dhe Atasheu për punë dhe politikë sociale, shëndetësi dhe mbrojtje të konsumatorëve të Republikës së Austrisë në Maqedoninë e Veriut, z. Herald Fuger.
Nikoqir i takimit është Shaip Zeneli, drejtor i Fondit të SPIMV-së, i cili përshëndeti të pranishmit dhe u uroi atyre punë të suksesshme në takimin në Ohër, duke theksuar rolin e rëndësishëm të këtij takimit, me shpresë për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve ekzistuese me të cilat përballen fondet e sigurimit pensional dhe invalidor të vendeve nga ish RSFJ-së.
Drejtori i FSPIMV-së, njoftoi të pranishmit me vendosjen organizative dhe punën e Shërbimit profesional të Fondit të SPIMV-së, me sistemin e sigurimit pensional dhe invalidor në vendin tonë, të dhënat statistikore dhe dispozitat ligjore në vitet e fundit.
Tema kryesore e diskutimit në këtë takim është “Perspektivat e lëvizjes së numrit të pensionistëve në dhjetë vitet e ardhshme”. Vendet pjesëmarrëse në takim prezantojnë dhe informojnë për ndryshimet e dispozitave në sigurimin pensional dhe invalidor, çështjet në zbatimin e marrëveshjeve bilaterale për sigurim social, përvojën e përbashkët gjatë zbatimit të marrëveshjeve për shkëmbimin elektronik të të dhënave me vendet me të cilat është nënshkruar marrëveshja etj.
Publiée par Shaip Zeneli sur Jeudi 20 juin 2019