Sipas asaj që raportohet nga “Sky” dhe shumë organe të tjera të shtypit në Itali, Pavel Nedved sapo është larguar nga zyrat e klubit të Juventusit, pasi nuk dëshiron të ballafaqohet me Massimiliano Allegrin, trajnerin bardhezi, që sot mund të takohet me presidentin Agnelli për të planifikuar të ardhmen: qëndrim dhe rinovim ose largim i menjëhershëm!
Presidenti do të flasë sy më sy me trajnerin pesë herë fitues të titullit kampion me “Zonjën”, ndërsa zëvendës presidenti është larguar, ndoshta sepse pikërisht ai nuk është dakord për qëndrimin e Allegrit. Ndërkohë, ndihmësi i trajnerit, Landuçi, ka zhvilluar stërvitjen si normalisht dhe ka dalë i pari nga fusha.
Ka edhe tifozë që presin në Kontinasa, te dyert e qendrës stërvitore, për të kuptuar më shumë.