Pushteti të jetë më afër qytetarëve dhe t’i dëgjojë nevojat e tyre të përditshme dhe problemet, duhej të mundësojnë takimet e sotme të ministrave qeveritar dhe funksionarëve të BDI-së me qytetarët e komunës së Çairit.
“Ndonjëherë mendojmë se Qeveria është vetëm për çështje dhe shifra të mëdha, ndërsa për qytetarët të rëndësishme janë çështjet e vogla të përditshme dhe problemet të cilat e vështirësojnë jetën e tyre dhe të familjeve të tyre. Nëse i dëgjojmë nga ata do të mund t’u ndihmojmë më lehtë të përballen me problemet e përditshme që i sjell jeta”, tha zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane Bujar Osmani.
Kjo, sqaroi ai, nuk është pjesë e fushatës së referendumit dhe rastësisht ndodhi të jetë tani.
“Filluam para dy muajve me Likovën dhe Dibrën në korrik, pushum në muajin gusht për shkak të pushimeve dhe tani jemi në Çair. Ne edhe pas 30 shtatorit deri në fund të mandatit do të kemi përballje të tilla të rregullta që t’i dëgjojmë qytetarët”, tha Osmani.
Ka apeluar deri te të gjithë qytetarët të cilët kanë mundësi të vijnë në takime të tilla dhe të komunikojnë me ministrat dhe kryerësit e funksioneve publike që të munden të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre.