Kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, në kuadër të aktiviteteve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, sot do të ketë takime bilaterale me kryeministrin e Belgjikës Çarls Mishel.
Siç njoftoi pres shërbimi qeveritar, kryeministri Zaev do të marrë pjesë edhe në pritje me rastin e kandidaturës së Gjermanisë në Këshillin e Sigurisë të KB-së, për periudhë 2019-2020, që në emër të kancelares Angela Merkel, e organizon kancelari dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Zigmar Gabriel.
Gjatë ditës janë parashikuar edhe takime të tjera dhe bisedime me të ftuar me kredibilitet në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, si dhe me politikanët amerikanë dhe tink-tenk ekspertë nga sfera e politikave të jashtme dhe marrëdhënieve ndërkombëtare të SHBA-së, citohet në njoftimin e pres shërbimit të Qeverisë.