Lideri i LSDM-së dhe kryeministër Zoran Zaev është takuar me kryetarin e Partisë Socialiste të Hungarisë, Bertalan Tot. Për dyja partitë simotra sundimi i së drejtës është vlerë themelore e BE-së.
Ky ka qenë takimi i parë ku dy bashkëbiseduesit e shfrytëzuan për njohje, ndërsa kryetari i Qeverisë së RM-së dhe lider i LSDM-së Zaev i uroi zgjedhjen Totit në krye të socialistëve hungarez, ku LSDM ndan vlera të përbashkëta dhe vizion për Evropë të bashkuar dhe progresive, si fer, të lirë dhe të qëndrueshme.
“Presim të vazhdojë mbështetja konkrete për forcimin e sundimit të së drejtës dhe se institucionet hungareze do të veprojnë konform rregullave evropiane dhe Konventave ndërkombëtare po dhe se do të sigurojnë ekstradimin e Nikolla Gruevskit”, ka thënë Zaev në takimin me kryetarin e Partisë simotër Socialiste të Hungarisë, realizuar gjatë Kongresit të Partisë së Socialistëve Evropian në Lisbonë.