Shkup, 16 tetor – Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ai i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski pasdite u takuan me komisarin për transport të Komisionit Evropian, Violeta Bulc, i shoqëruar nga ambasadori i BE-së në Republikën e Maqedonisë, Samuel Zhbogar. Zaev, siç informoi pres-shërbimi qeveritar, është falenderuar për mbështetjen e madhe që e kanë edhe Republika e Maqedonisë edhe rajoni për realizimin e qëllimeve strategjike evropiane në çka një nga rolet kyçe e ka ndërlidhja transportuese. “Ekziston pajtueshmëri e përbashkët se ndërlidhja transportuese në rajon, në çka pritet të ndihmojë Marrëveshja për themelim të bashkësisë transportuese e nënshkruar në Triestë, si dhe mbështetja financiare nga BE-ja për Korridorin 8 dhe funksionalizmi i Korridorit 10, do të kontribuojnë për komunikim më të mirë mes shteteve, ndërsa me këtë edhe ndaj rezultateve në planin ekonomik”, qëndron në kumtesë. Në takim, Zaev ka theksuar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka ndërmarrë hapa konkret për realizimin e Planit të projektuar reformues 3-6-9, që, siç theksohet, çon drejt jetës cilësore për qytetarët dhe një hapa para drejt integrimeve të BE-së. “Rezultatet nga zgjedhjet e djeshme për ne janë përgjegjësi serioze para qytetarëve që ta mundësojmë këtë edhe për ata edhe për shtetin. Do të vazhdojmë të japim shembull pozitiv se si ndërtohet marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe miqësitë dhe me këtë të hapim rrugë për integrim të Maqedonisë dhe të rajonit në familjen euroatlantike”, theksoi kryeministri Zaev. Sipas komisares Bulc, nevojitet klimë e parashikushme transparente për investim që do t’u ndihmojë shteteve në rajon që më lehtë të ndërlidhen me vendet e BE-së, si dhe me këtë të sigurojnë jetë më të mirë për qytetarët në shtetet e tyre. Në takim, siç theksohet është konstatuar se Samiti rajonal 100, i cili sot dhe nesër organizohet në Shkup është edhe një impuls pozitiv nga Republika e Maqedonisë dhe nga rajoni se janë përkushtuar në avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rajonal.