Shkup, 18 tetor – Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me Doina Bologa, drejtoreshë e Zyrës së Fondit për Popullatë të KB-së (UNFPA) në Shkup, kumtoi shërbimi qeveritar për media. “Ka motivim të madh te Qeveria e Maqedonisë për avancimin e cilësisë së jetës së qytetarëve në të gjitha sferat, duke e përfshirë këtu mbrojtjen sociale dhe shëndetësore”, theksoi Zaev në takim. Kryeministri theksoi se Qeveria është e përkushtuar në ndërtimin e shoqërisë e cila do të kujdeset për të gjithë qytetarët. “Kujdes të veçantë i kushtojmë kategorive më të rrezikuara të qytetarëve, të cilët për arsye financiare, shëndetësore apo arsye tjera nuk mund të kujdesen për veten”, tha kryeministri Zaev. “Qeveria do të vazhdojë në mënyrë më aktive t’i mbështesë aktivitetet e UNFPA-së, të cilat mund të kontribuojnë shumë në realizimin e përcaktimeve qeveritare të fokusuara në kujdesin për çdo qytetar në shtet”, theksoi Zaev. Bologa nga ana e saj theksoi se ndryshimet pozitive në Maqedoni ndjehen si në vend, ashtu edhe në rajon dhe botë, theksohet në kumtesë. “Maqedonia sërish është faktor i stabilitetit në rajon. Për këtë tani më i ka paralajmërimet e para për kthimin e donatorëve të jashtëm që dëshirojnë ta ndihmojnë punën e Fondit në aktivitetet në Maqedoni për asistim dhe mbështetje të zgjidhjeve të qëndrueshme për politikat qeveritare për popullatën”, theksoi Bologa. Bologa i uroi kryeministrit Zaev për politikat konstruktive që kanë kontribuuar për ndryshimet në vend dhe shprehu transparencë për intensifikimin e bashkëpunimit të UNFPA-së me Qeverinë, në pjesën e mbështetjes financiare, teknike dhe adekuate për mbrojtjen e shëndetit reproduktiv te qytetarët, duke i përfshirë këtu veçanërisht të rinjtë, të drejtat e njeriut, mbrojtjen e dhuna familjare, përballjen me varfërinë, krijimin e politikave të qëndrueshme përmes zgjidhjeve ligjore dhe administrative, theksohet në kumtesë. Përfaqësuesit e UNFPA-së i kanë përshëndetur politikat e hapura dhe integruese të Qeverisë me çka krijohen kushte për përfshirjen e të gjithë faktorëve në shoqëri në krijimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për popullatën. Së bashku u konstatua se është e rëndësishme mbrojtja e të drejtës së secilit për organizimin e familjes, por se është shumë i rëndësishëm roli i Qeverisë dhe i institucioneve shtetërore të cilat në bashkëpunim me organizatat relevante, siç është Fondi për popullatën e KB-së i krijojnë kushtet e informimit, mbrojtjes, integrimit, funksionit në shoqëri. Në takim sot u bisedua edhe për mundësinë për mbështetjen e UNFPA-së të disa projekteve konkrete në pjesën e kontraceptimit, mbrojtjes shëndetësore gjinekologjike, mbrojtja sociale e të moshuarve, ndërsa u shqyrtuan edhe sferat në të cilat mbrojtja nga Fondi për popullatën e KB-së mund të jetë më e dobishme. Në takim morën pjesë edhe zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Elmi Aziri dhe zëvendësministri i Shëndetësisë Goce Çakarovski, thekson shërbimi qeveritar për media.