Tetovë, 10 shtator – Paraqitja e tureve alpiniste posaçërisht në kushte kohore në vjeshtë dhe në dimër, në funksion të sigurisë personale dhe të përbashkët të alpinistëve, është një nga konkludimet e përbashkëta nga takimi me përfaqësuesit nga Dega për preventivë e Sektorit për punë të brendshme Tetovë me kryesinë e katër shoqatave tetovare të alpinsitëve me mbi 500 anëtarë “Lubeteni”, “Teteksi”, “Malësia” dhe “Argentusmont”, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.
Sipas informatave të tij rreth paraqitjes së tureve nga alpinistët është e dëshirueshme edhe konkretisht të ceket ku saktë do të lëvizin dhe sa dhe ku do të përqendrohen.
Nga shoqatat alipniste të Tetovës u tregua edhe nevoja që të nënshkruhet memorandum i përbashkët për bashkëpunim mes Federatës së sporteve alpine, Minsitrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë për të rinj dhe sport me çka do të prëforcohej, avancohej dhe në përgjithësi do të pasurohej afirmimi i mëtutjeshëm i sporteve alpine në rajon dhe më gjerë në shtet.