Takimi i dytë rajonal për angioedemën hereditare do të fillojë sot në organizim të Shoqatës për këtë sëmundje të rrallë “HAE Maqedoni”. Takimi, i cili do të mbahet në hotelin “Meriot” dhe do të zgjasë deri më 1 Tetor, mbështetet nga organizata ndërkombëtare e pacientëve me angioedemë hereditare (HAE) dhe prej disa kompanive farmaceutike.
Në takim është paralajmëruar prania e pacientëve me angioedemë hereditare, personave të cilët kujdesen për pacientët dhe mjekë nga Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria,Kosova,Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Rumania, Sllovenia, Serbia dhe Turqia. Në rolin e ligjëruesve janë ftuar profesor dr. Marko Çikardi nga Italia dhe profesor dr. Henerieta Frakash nga Hungaria, të cilët do të flasin për trajtimet vijuese, por edhe për qasjet e ardhshme ndaj shërimit të HAE, si dhe për ndikimin e kësaj sëmundje ndaj fëmijëve.
Qëllimi është të identifikohen gjendja, nevojat dhe problemet e pacientëve me HAE nga rajoni, të diskutohet për mundësitë për terapi, qendrat për mjekim, si dhe për mundësitë për edukimin e personelit mjekësor të këtyre vendeve. Në takim do të këmbehen përvoja dhe informacione midis vendeve dhe do të punohet në ngritjen e vetëdijes dhe motivimin e vetë pacientëve dhe mjekëve të cilët punojnë me angioedemën hereditare. Angioedema hereditare (HAE) është çrregullim gjenetik i cili rezulton me ënjtje nën lëkurë. Ngjan me angioedemën e shkaktuar prej reaksioneve alergjike.