Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska dhe zëvendësministri Arbër Ademi do të mbajnë falime në takimin e punës kushtuar testimit ndërkombëtar PISA 2018, të cilin e zbaton OECD. Siç kumton MASH, në ngjarje do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i UNICEF-it për Maqedoni Benxhamin Perks, drejtorët e shkollave të mesme në Republikën e Maqedonisë, si dhe përfaqësues të pushteteve lokale të cilat punojnë në sektorët për arsim.