Shkup, 21 janar – Me anë të 20 masave reformuese mbi shëndetësinë, arsimin, mbrojtjen sociale, tregun e punës, zvogëlimin e ekonomisë gri, përmirësimin e klimës afariste, inovacionet, transformimin dixhital, energjetikën, transportin dhe bujqësinë në kuadër të Programit për reforma ekonomike 2021 – 2023 do të punohet në drejtim të proceseve kryesore reformuese në vend, që do të intensifikojnë dialogun me Bashkimin Evropian. Fokusi i Programit të ri për reforma ekonomike, përgatitjen e të cilit e koordinon Ministria e Financave do të jetë ballafaqimi dhe tejkalimi i pasojave të krizës të shkaktuar nga Kovid – 19, si dhe vendosja e bazave për rritjen ekonomike të përshpejtuar dhe të qëndrueshme, ekonominë e gjelbër, dixhitalizimin e proceseve dhe përmirësimin e të gjitha proceseve dhe situatave në shoqëri.
Kjo, mes tjerash ishte theksuar në takimin e sotëm të ambasadorit të BE-së në vend Dejvid Gir dhe ministrave dikasterialë me qëllim që të shqyrtohen masat reformuese të cilat do të zbatohen. Në këtë takim mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Bytyqi, ministri i Financave – Fatmir Besimi, ministri i Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi, ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Jeton Shaqiri, ministri i Transportit dhe Lidhjeve – Bllagoj Boçvarski, ministrja e Arsimit – Milla Caroska, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale – Jagoda Shahpaska, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik – Kosta Petrov, drejtori i Agjencisë për Punësim, Abdush Demiri dhe drejtori i Byrosë për Furnizime Publike Borçe Haxhiev.
Në këtë takim u theksua se përveç faktit që po ballafaqohemi me krizën shëndetësore dhe ekonomike, tani është momenti i vërtetë për krijimin e reformave sepse lehtësisht dalin në pah pikat kritike, si dhe se është e domosdoshme të shikohet përpara që të ndërtohet një shoqëri rezistuese dhe e qëndrueshme.
Ministri i Financave Besimi, theksoi se planifikimi afatgjatë dhe vendosja e kornizës shumëvjeçare në drejtim të Programit për reforma ekonomike është e domosdoshme për arritjen e rezultateve më të mira. Ai tha gjithashtu se është e domosdosshme që të shqyrtohet dhe planifikohet në periudhë afatgjate është e nevojshme që të merret parasysh edhe efekti i përgjithshëm i masave dhe reformave ndaj shoqërisë.
“Ligji i ri për buxhete me të cilin parashihet buxhetimi afatmesëm do të të tejkalohet mospërputhja ndërmjet Programit për reforma ekonomike, i cili përfshin kornizë afatmesme dhe kornizë fiskale njëvjeçare të buxhetit, që ka një rëndësi të veçantë për një realizim më të mirë të masave”, deklaroi Besimi.
Ministrja Shahpaska theksoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në sferën e tregut të punës në vitet e kaluara në mënyrë aktive mori pjesë në pjesën e reformave strukturore të cilat janë pjesë e programeve reformuese ekonomike, siç ishte zhvillimi dhe zbatimi i planeve individuale për punësim të cilat i zbaton Agjencia për Punësim – Garanci për të Rinj dhe Strategji për formalizim të ekonomisë joformale 2018-2022.
Siç njoftoi MPPS, duke folur për masën 12 – “Vendosje e mekanizmave për formalizim të punës joformale në sektorë me gjasa më të mëdha se ekziston punë e paparaqitur”, ministrja Shahpaka informoi se me qëllim zbatimit të Strategjisë dhe Planeve të Veprimit për formalizim të ekonomisë joformale me mbështetje nga Komisioni Evropian filloi projekti “Përmirësim i kushte për punë”, ku një pjesë e aktiviteteve janë të përqendruara në zbatimin e mekanizmave për formalizim të ekonomisë joformale.
Në kumtesë theksohet se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është bartëse edhe e masës 19: “Përforcim i sistemit të inkluzionit social të kategorive të ndjeshme të Personave”, në kuadër të së cilave aktivitetet janë grupuar në dy komponente: “Aktivizim zë personave nga kategoritë e ndjeshme në tregun e punës” dhe “përmirësim i qasjes së shërbimeve cilësore sociale”.
Shahpaska theksoi se në vitin 2022 do të modernizohet korniza ligjore për punësim, përfshirë edhe rehabilitim profesional të personave me nevoja të veçanta, si grup veçanërisht i ndjeshëm dhe gjatë kësaj i theksoi ndërmarrjet sociale si veçanërisht të rëndësishme në krijimin e vendeve të punës dhe integrimin e kategorive më të ndejshme në tregun e punës, përfshirë edhe persona me nevoja të veçanta.
Për këtë qëllim, sipas Shahpaskës, gjatë vitit 2021 dhe 2022 do të sigurohet mbështetje financiare dhe teknike për themelimin ose udhëheqjen e ndërmarrjeve sociale, të cilat janë të përqendruara në integrimin e punës së personave të ndjeshëm.
Sa i përket komponentës së dytë të masës e cila ka të bëjë me përmirësimin e qasjes së shërbimeve cilësore sociale, ministrja informoi se gjatë vitit 2020 Ministria e Punës dhe Politikës Sociale lidhi marrëveshje administrative me tre ofrues të shërbimeve, ndërsa me 17 komuna lidhi marrëveshje për ndarjen e granteve për vendosje dhe zhvillim të shërbimeve sociale.
Gjatë javës së ardhshme Programi për reforma ekonomike do të dorëzohet deri te Komisioni Evropian në kuadër të afateve të parapara.